Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 21, 2017

Taulant Balla: Ja si do të votojë PS për imunitetin e Tahirit!

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përmes një deklarate për media nga Kryesia e Kuvendit duke u referuar tek dosja “Habilaj” dhe kërkesa për arrestimin e Tahirit, ka deklaruar se vota e Partisë Socialiste nuk do të jetë asnjëherë kundër drejtësisë.
“Nuk ka për të pasur njëherë në Kuvendin e Shqipërisë që PS, të jetë kundër drejtësisë. Ndaj dua t’i them shqiptarëve se PS është këtu për mesazhin që u ka dhënë shqiptarëve. Jemi këtu për drejtësinë”, tha Balla.
Balla ka sqaruar pse nuk po mblidhet ende komisioni per mandatin e rregullores qe te heqe imunitetin e Saimir Tahirit.
“Dua të ndaj shqetësimin për një përpjekje idioteske të Halimit apo halimëve të tjerë të PD për ta kthyer këtë procedurë ligjore në një teatër në interes të hallit të PD dhe jo të drejtësisë. Duhet ta them qartë që ka një dallim të madh ndërmjet grupit të PD PS dhe kryeministrit Rama me hallexhinjtë e PD dhe të tjerët që i janë bashkëngjitur PD se ne jemi këtu në luftë për drejtësinë. Edhe në mënyrën se si ne bëjmë rregulloren e Kuvendit, kam mbërritur këtu si kryetari i grupit parlamentar që në momentin që e keni raportuar ju si media, dhe kam qenë disa orë para që kur materiali i Prokurorisë të mbërrinte dhe në bindjen tonë të thellë që për këdo për këdo e për cdo rast ne do e bëjmë procedurën njëlloj, edhe në rastin në fjalë edhe në raste të tjera që do vijnë në Kuvend. Të jeni të sigurt që në këtë rast drejtësia është fjala jonë e vetme”,- tha Balla./I.M-Dritare.net 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot