Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, October 20, 2017

Tahiri ja bën Ramës "8 me 2" sot: Çfarë e "goditi" kryeministrin që ndryshoi qëndrim për pak orë për Tahirin?!

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur qendrime diatmetralisht të kundërta sa i përket akuzave ndaj Saimir Tahirit për përfshirje në trafik narkotikësh.

Ndërkohë që deri mbrëmë bënte shtetarin parimore që nuk përzihet në punët e drejtësisë duke thënë se Tahiri duhet të vërtetojë pafajësinë e tij para gjykatës, sot po mban një qendrim ndryshe, shkruan Albeu.com.

"Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund"., - shkruante ai dje në Facebook.

Jo vetëm që po komenton mbi drejtësinë, por Rama po hedh akuza të forta ndaj prokurorëve duke i dalë në krah Tahirit.

"Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund"., - tha Rama para pak minutash përmes faqes së tij në Facebook.

Mbetet për t'u parë në vijim se çfarë do të ndodhë me Tahirin, nëse do t'i hiqet mandati apo jo, por duket qartazi që diçka e madhe ka ndodhur që ka ndryshuar qendrimin jo vetëm të Ramës ndaj Tahirit por të të gjithë deputetëve dhe ministrave të majtë.

Të jetë shkaku i këtij fronti të beftë pro ish-ministrit një kërcënim i fortë nga Tahiri me hapje dosjesh edhe në të majtë? /albeu.com/





No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot