“Despacito” është bërë kënga më e shikuar në botë
duke arritur katër miliardë sosh në YouTube.

Kënga është bërë edhe “cover” duke ardhur edhe në
versione të ndryshme anembanë globit, shkruan Telegrafi.
Një prej tyre e ka sjell edhe artisti shqiptar,
Fatmir Makolli, i cili njihet si një ndër ekzekutuesit më të mirë çiftelisë.
Ai ka sjellë këtë hit botëror në një version shumë
më ndryshe dhe unik, pra me çifteli.
Makolli paraqitet në videon e këngës me veshje
tradicionale, gjersa përmes çiftelisë nxjerr tingujt e melodisë së “Despacito”.
Theksojmë se pjesë e videos janë edhe një grup
valltarësh nga “Artdesing” të Jeton Vorfit ndërsa xhirimet janë kryer në oborr
të Bibliotekës Universitare të Kosovës.

No comments:
Post a Comment