Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, October 25, 2017

Skandali në Kamëz, qytetari: Ndërtuesi grumbulloi punonjësit, më rrahën me lopata!

Skandali në Kamëz, qytetari: Ndërtuesi grumbulloi punonjësit, më rrahën me lopata!

Hajri Kadriu, një banor në Kamëz denoncon në “Stop”, se bashkia po ndërton një rrugë në pronën e tij që e disponon me çertifikatë.

Firma ndërtuese nisi punimet dhe i dëmtoi pjesë të shtëpisë. Në ballafaqimin me ndërtuesin Astrit Kukeli, ky i fundit e godet Hajriun me gurë në fytyrë, ndërsa punëtorët e tij vijuan ta sulmojnë me lopata.

Kukeli thotë, se nëse e ka goditur Hajriun, nuk pa problem, pasi e ka nga anët e veta?! Në komisariatin e Kamzës thonë që cështja ka vajtur në prokurori. Ndërsa në bashki, drejtori i Urbanistikës Arbër Tola dhe specialisti i projekteve Hajredin Murgu, thonë se nuk janë njohur me rastin, por do ta bëjnë procedurën e shpronësimit, që të hënën…?!




Hajri Kadriu: Quhem Hajri Kadriu banues në Kamëz edhe ju drejtova emisionit Stop për një padrejtësi që më është bërë në Kamëz aty ku banoj. Thjesht me një projekt të Bashkisë pa asnjë shpronësim që kjo pjesë e rrugës është pronë e imja e blerë me para me çertifikatë pronësie. Firma ndërtuese me drejtues Astrit Kukelin filloi ndërtimet edhe në pjesën e shtëpisë, i kanë shkulur të gjitha me eskavator. Përveç gjithë këtyre dëmtimeve, thyenë edhe gardhin, e gjithë kjo ishte e tepërt. Fillimisht u ankova dhe thanë na fal, bëmë gabim. Ok, vazhdoi prapë e dyta, e treta me pllakat me shtyllat me rrethimin sipër. Pastaj filloi debati verbal dhe si përfundim më ofendoi edhe me fjalë të tjera. Grumbulloi gjithë punëtorët e firmës me lopata, edhe i pari më gjuajti me gurë në surrat. Astriti më ka dëmtuar në kokë me lopatë, te hunda kam dy kapëse edhe te syri. Kam raport mjeko-ligjor që vërteton dëmtimet fizike.





Ndërkohë, gazetarët e Stop biseduan me ndërtuesin e firmës, i cili u ballafaqua me qytetarin Hajri Kadriu që u dhunua.
Gazetarja- Përshëndetje! Si jeni? Odeta…
Ndërtuesi- Përshëndetje!
Gazetarja- Jam gazetare nga emisioni “Stop”! Ju jeni ndërtuesi i projektit të rrugës?
Ndërtuesi- Po!

Gazetarja- Kam një ankesë nga një qytetar, të cilin e keni dhunuar. E vërtetë është kjo?
Ndërtuesi- S’besoj të kem dhunuar, por mund të më kenë dhunuar.

Gazetarja- Po juve, nuk keni shenja dhune. Po atëherë kur jeni në rregull, pse po ja fusnit vrapit?
Ndërtuesi- Kujtova, se mos më godasin.
Gazetarja- Media?
Ndërtuesi- Jo, media..
Gazetarja- Cfarë ka ndodhur? Cfarë ka ndodhur mes jush, meqë kemi dhe ballafaqimin këtu? Pse lindi sherri?
Ndërtuesi- Pyete zotërinë!

Qytetari- Dëmtojnë pronën, cënojnë pronën edhe bëjnë edhe si të dhunshëm. Nxiti gjithë punëtorët: “Kapini lopatat e bjerini këtij”!
Gazetarja- Hajde pak, këtu! Zotëri, ju e keni bërë këtë kështu? Ka katër qepje zotëria, ka një raport mjeko-ligjor, ka një denoncim kundrejt jush në Policinë e Kamzës, për ju në bashkëpunim me disa punëtorë. E keni goditur me sende të forta.
Qytetari-Ahmeti më ka goditur. Se kanë marrë Ahmetin, e kanë fshehur.
Gazetarja- Kush është Ahmeti? Eshtë një punonjës i juaji?
Qytetari- Ahmet Ceka, po..po.
Qytetari- Sqaroje gazetaren, si ka ndodhur…!
Ndërtuesi- Të lutem, Hajri!
Qytetari-Jo, mos m’u lut fare! Mos më bishe me lopatë e gurë!
Gazetarja-Unë dëgjova versionin…,dëgjova versionin e këtij personi këtu. Dua të dëgjoj edhe versionin tuaj!
Ndërtuesi- Unë nuk jap asnjë lloj prononcimi.
Gazetarja- Me c’të drejtë e keni goditur?
Ndërtuesi- Edhe po qe, se e kam goditur, unë e kam edhe nga anët e mia. A zgjidhem. a nuk zgjidhem me të, është gjë tjetër. Nuk jap asnjë lloj prononcimi. Në rast se unë jam fajtor, bie brenda, dhe jo në kushtet e medias.
Gazetarja- Mirë, po bëjmë muhabet…
Ndërtuesi- Po mirë, mo..për vetëmbrojtje.
Gazetarja- E godite për vetëmbrojtje?
Ndërtuesi- Po!
Kurse shefi i komisariatit të policisë së Kamzës thotë se kanë nisur procedimit pas kallëzimit të qytetarit.
Shefi- Për pjesën e dhunës, ne kemi bërë atë, cfarë na takon ne. Zotërisë i është marrë kallëzimi. Eshtë proceduar ai personi tjetër, dhe materialet janë nisur sot në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. E gjitha cfarë do të bëhet pastaj në vazhdim, do të konkludojmë në Prokurori.
Shefi-Deri në fazat, sa të mbarojë hetimi i kësaj, ti ke të drejtën tënde. Do jesh pjesëmarrës në cdo veprim, që do të bëhet mbi këtë dosje.
Shefi- Nëqoftëse, nga ne janë akoma disa veprime të pakryera, do të kryhen, sepse edhe sikur të mos duam ne, nuk e lë Prokuroria këtë punë.
Shefi- Ne jemi të detyruar të të vëmë në dijeni, për të gjithë veprimet, që do të bëjmë në lidhje me këtë gjë.
“Stop” foli me drejtorin e Urbanistikës në Bashkinë e Kamzës për të sqaruar këtë situatë. 
Arbër Tola, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Kamzës– Alo, përshëndetje!
Drejtori i Urbanistikës- Mirë!
Drejtori i Urbanistikës- Po, unë e di që IMT-ja, kur shkon për lirim sheshi, po themi ose për…,u kërkon dokumentacion, ose u çojnë njoftim. Çdo qytetar bën njoftimin, kam dokumenta, s’kam dokumenta..e me rradhë.
Drejtori i Urbanistikës- Ky zotëria ka ardhur ndonjëherë në Bashki?
Drejtori i Urbanistikës- I është drejtuar?
Drejtori i Urbanistikës- Me shkresë, me letër?
Drejtori i Urbanistikës- Jo, do ta kontrolloj unë! Ta shohim!
Drejtori i Urbanistikës– Nuk jam tek Bashkia, jam në Paskuqan, por do t’i them këtij shefit të projekteve, që është aty.
Drejtori i Urbanistikës na adresoi tek specialisti i projekteve të Bashkisë për t’u interesuar në lidhje me kompensimin financiar të qytetarit për prishjen e pronës.Ndryshe nga sa e parashikon ligji, specialisti i projekteve në Bashkinë e Kamzës, Hajredin Murgu i tha gazetares së “Stop” se qytetari duhet të bëjë shkresë për kompensimin, kur në fakt duhet të jenë autoritetet vendore që duhet të shkojnë për të vënë në dijeni qyetarin. Kurse specialisti i projekteve në Bashkinë e Kamzës Hajredin Murgu tha se qytetari Hajri Kadriu do të shpronësohet, por me kismet nga fillimi i javës.
Gazetarja- Në këto kushte, që ky ka leje legalizimi, çerfifikatën e pronësisë, i ka të gjitha dokumentacionin, me harta treguese, me të gjitha. Si ka mundësi, që po ndërtohet aty? Se nuk është pronë shtet.
Hajredin Murgu, specialisti i Projekteve në Bashkinë e Kamzës- Do të shpronësohet, nëqoftëse nuk është shpronësuar.
Gazetarja- Sipas rregullit, shpronësohet qytetari, pastaj ndërtohet.
Specialisti i Projekteve-Po qytetarin, sot është hera e parë, që e shoh.
Gazetarja- Ka ardhur, more zotëri! Apo jo Hajri?
Qytetari- I kam shkruar edhe letër(shkresë).
Specialisti i Projekteve– Nëqoftëse, zotëria disponon letra, t’i paraqesi! Pse duhet t’i paraqesi tek “Stopi”!
Gazetarja- Do të shpronësohet, apo jo?
Specialisti i Projekteve- Do të shpronësohet, sipas ligjeve, që ka Shteti!
Gazetarja- Kur?
Specialisti i Projektev– Kur? Nesër…është e shtunë, ditën e hënë.
Gazetarja- S’qenke keq me humorin.
Specialisti i Projekteve- Normal, moj!
Gazetarja– As unë!

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot