Nuk ndalen
rastet e abuzimit të mësuesve me nxënësit e tyre. Rasti më i fundit është ai i
një mësuesi të martuar muzike, i cili u zbulua se ka patur marrëdhënie
“seksuale” me një vajzë 12 vjeçe.
Nathan Waring, 37 vjeç,
shkëmbeu mesazhe seksuale me nxënësen. Ai madje e ka puthur vajzën, prekur atë
“nën rrobat e saj”.
Kur filloi marrëdhënia mes
tyre, nxënësja e njohur vetëm si nxënësja A, ishte vetëm 12 vjeçe.
Pasi u zbulua rasti, mësuesit
iu lejua të vazhdonte mësimin, por iu dhanë rregulla strikte për marrëdhëniet
me nxënësit nga kreu i shkollës.
Por Waring nuk u ndal këtu
sepse rinisi të “flirtonte” me një nxënëse tjetër femër.
Në vitin 2015, gjatë një
feste shkolle, ai me vajzën e mitur, nxënësen B, u larguan vetëm dhe mësuesi u
kap duke pirë më të. Tani atij i është ndaluar përjetësisht të japë mësim.
Rastet e denoncuara i
përkasin kohës kur Waring punonte në shkolla në Eastbourne, midis viteve 2004
dhe 2015.

No comments:
Post a Comment