Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, October 9, 2017

SKANDAL/ Dalin të vërtetat e helmimit të fëmijëve në Gjegjan

Rreth 31 nxënës të shkollës 9-vjeçare në njësinë administrative Gjegjan të Bashkisë së Pukës janë helmuar gjatë orëve të mësimit. Sipas mjekëve, arsyeja është se një ditë më parë ishte bërë dezinfektimi i shkollës me solucion klori, aroma e të cilit iu shkaktoi probleme nxënësve.

Edhe pse nuk ka një shkak zyrtar për ngjarjen e ndodhur, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra Drejtorinë e Shëndetit Publik Pukë, për shkelje të rregullave të dezinfektimit të shkollës.

Fiks Fare u nisë drejt qytetit të Pukës, në fshatin Gjegjan. Në ambulancën e fshatit  rreth 30 fëmijë ishin trajtuar me serum, ndërkohë që 3 nxënës ishin dërguar në Spitalin e Rrëshenit  dhe 4 në atë të Pukës, për mjekim më të specializuar. Shefi i komisariatit  të Policisë Pukë , Pal Marku shprehet se nga hetimet paraprake shkak i helmimit të nxënësve është mungesa e ajrosjes së shkollës pas dezinfektimit.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur edhe Zyra Arsimore Pukë ka marrë masa, duke pezulluar nga detyra drejtoreshën e shkollës së Mesme të Bashkuar të Gjegjanit dhe nëndrejtorin e kësaj shkolle.

Drejtoresha  Dilore Nikolli shprehet për gazetarët e Fiks Fare se mëngjesin e datës 4 tetor, rreth orës 6 të mëngjesit personeli sanitar ka bërë  pastrimin dhe ajrosjen e shkollës.

“Na u tha se efekti i substancës  së aplikuar kalon për 3 orë. Nga ora 09:30 fëmijët filluan të kenë probleme dhe ne ndërpremë menjëherë mësimin, por ajrosja dhe pastrimi nga ana jonë është bërë siç duhet”, shprehet zonja Nikolli.

Gazetarët iu drejtuan Zyrës Arsimore Pukë për vendimin e marrë në lidhje me dezinfektimin e shkollës jo në verë, por kur shkolla frekuentohet sistematikisht nga nxënësit.

Drejtori i ZA pohoi se vendimi  për dezinfektimin e shkollës në ditë jave pas procesit mësimore nuk ka qenë i tyre, por i Drejtorisë së Shëndetit Publik Pukë. Ky i fundit në bashkëpunim me Bashkinë Pukë kanë marrë përsipër të bëjnë dezinfektimin, të cilin sipas ligjit duhet ta bëjë një kompani e specializuar.

Nënkryetari i bashkisë z. Artan Zaja, në një lidhje telefonike me gazetarët e Fiks Fare pohon se nuk është bërë një tender për dezinfektimin, duke mos e shpjeguar as arsyen e mosbërjes së tij. Nga ana tjetër Drejtoria e Shëndetit Publik Pukë, shpjegon se në datë 3 tetor kjo drejtori ka bërë dezinfektimin e 5 shkollave, ku vetëm në shkollën e Gjegjanit ka pasur probleme. DSHP nxjerrë si fajtorë  drejtuesit e shkollës, pasi nuk është bërë siç duhet ventilimi i shkollës.
ISHSH: Helmimi i fëmijëve, përgjegjësi e bashkisë dhe DSHP-së së Pukës
Nuk është në të njëjtin mendim Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, i cili ka marrë një masë administrative kundrejt DSHP Pukë.

“Me marrjen e njoftimit kemi urdhëruar të ndërpritet në mënyrë të menjëhershme mësimin dhe kemi marrë masa administrative kundrejt DSHP Pukë. Dezinfektimi ne si ISHSH kemi urdhëruar të bëhet në fund të vitit shkollor, pra në qershor”, përfundon Dr. Areti Beruka.

Ndërkohë që ISHSH ka urdhëruar mbylljen e shkollës deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në helmimin e nxënësve, ajo sot është rihapur.

Sërish disa nxënës të saj janë paraqitur në spital po me të njëjtat simptoma. /Top Channel/



Skandali/ E vërteta e helmimit të nxënësve në Gjegjan

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot