Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 7, 2017

‘Si po fshihet e vërteta për luftën e bandave në Elbasan?’. Dalin detaje të reja

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një reagim në profilin e tij në ‘Facebook’, ka folur për mediat në Elbasan, lidhur me temën më të debatuar kohët e fundit, goditjen e makinës së nëndrejtorit të policisë së këtij qarku.


Berisha, thotë se mediat në Elbasan, po mundohen si e si të trillojnë histori, për arrestimin e Enea Bekteshit, i cili është vënë nën akuzë si shoferi i audit që goditi makinën e nëndrejtorit të Elbasanit.Ndryshe, nga se ka pretenduar ditën e sotme para gjykatës, i arrestuar Bekteshi se ishte ai në timonin e audit, Berisha ka një version tjetër për këtë 
ngjarje.


Për ish-kryeministrin shoferi i audit natën që ka ndodhur ngjarja, është Suel Çela, por policia nuk ka guxim për të arrestuar atë, pasi sipas tij, do dëshmonte gjithçka për lidhjet e perandorisë se krimit te Elbasanit me pushtetarët e qeverisë.

“Mediat ne kurthin e narko-policise!Te dashur miq, prej dy ditesh mediat e shkruara dhe elektronike jane ne nje gare sesi te transmetojne sa me shpejte e sa me pare trillimet e policise lidhur me anetarin e bandes te Suel Çeles, Enea Bektashi, i cili sipas variantit qenka shoferi i automjetit qe goditi zevendsdrejtorin e policise se Elbasanit.E verteta eshte se, banditi Bektashi eshte zgjedhur si koke turku per kapobanden Çela. Policia, duke mos guxuar te akuzoje Suel Çelen, i cili do te deshmonte gjithçka per lidhjet e perandorise se krimit te Elbasanit me pushtetare qeveritaret, ndermori aksionin kunder Bektashit, arrestimin e tij me mirekuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura ne makine, qe faktonin ne menyre te pakundershtueshme se aty ne timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi eshte thjesht nje ushtar i tij.

Iu bej thirrje mediave te mos humbasin asnjehere sensin skeptik ndaj njoftimeve te narko-policise dhe te narko-shtetit te Norieges! Sb”, -shkruan Berisha.  

‘Si po fshihet e vërteta për luftën e bandave në Elbasan?’. Dalin detaje të reja

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot