Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, October 31, 2017

Shqiptari vjen nga Greqia me armë në krah, por i ndodh e papritura

Shqiptari vjen nga Greqia me armë në krah, por i ndodh e papritura

Ilir Hoxha, 45 vjeçari nga Kuçova u nis nga Greqia me një çifte pa leje.

Por shërbimet e Patrullës së Policisë Kufitare Kapshticë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë.
Ilir Hoxha, 45 vjeç, banues në fshatin Gegë-Kuçovë.
Më datë 30.10.2017, shtetasi i mësipërm është kapur nga kontrollet e shërbimeve të Policisë Kufitare Kapshticë, duke hyrë në territorin shqiptar, nga kufiri i gjelbër në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit personal, këtij të fundit i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e proves materiale: 1 çifte dhe 2 fishekë çifte pa dokumentacionin përkatës.
Veprimet proceduriale u kryhen nga specialistët e Seksionit për Trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar nga nenet 278/a/1, 280, 297 të Kodit Penal. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot