Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një shqiptari, në Itali.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Diversivo Acquachiara”, ku 34-vjeçari shqiptar është përplasur nga një kamion.
Mediat italiane raportojnë se ai ishte duke udhëtuar me një skuter, në momentin që u përlas për vdekje nga kamioni.
Përplasja rezultoi fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Dinamika e ngjarjes po rindërtohet nga policia në Fondi, të cilët po hetojnë për shkaqet e aksidentit. Emri i shqiptarit nuk bëhet publik.

No comments:
Post a Comment