
Disa ditë pas shpërthimit të kryeministrit kundër gazetarëve në ambientet jashtë parlamentit, Rama mesa duket nuk ka ndërmend të kërkojë falje apo të pranojë se shkoi më larg se ç’duhet.
I ftuar në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, kryeministri Edi Rama tha se gazetarët nuk do ta bojkotojnë, pasi nuk mund të ngelen “pa bukë”. Pavarësisht se Arian Çani e ka ngacmuar kryeministrin, Rama ka mbajtur qëndrimin që nuk ka shpërthyer kundër gazetarëve, por thjesht ka dhënë një opinion. Ndryshe nga hera tjetër, kryeministri e ka cilësuar veprimin e tij jo si një “nxehje” por si një sjellje e motivuar.
Pjesë nga debati mes Ramës e Çanit:
Cani: Si të erdhi që shpërtheve ashtu? Por e habitshme, asnjëri nuk të bojkotoi më pas! E habitshme kjo!
Rama: Të bëjnë grevë urie thua ti? Po si, do lënë ushqimin, do rrinë pa ngrënë, unë jam ushqimi.
Cani:Pos si e bërë, nuk durove dot?
Rama:Po unë kur të duroj ty, ata sjan asgjë mo xhan
Cani: Po pse unë jam njeri i mirë
Rama: Po je holluar
Cani: Po unë jam njeri pa cepa
Rama Qesh
Cani: Ke diçka për ti thënë gazetarëve? Ata skanë asnjë faj. Mbaj mend që kam qenë reporter, dhe të betoj se është lodhje e paparë, Ti e di këtë gjë apo jo?
Rama: Dikur bëja një gabim, kur më pyeste ime më, ca ke pse je i lodhur? Po ja gjith kjo punë i thoja
Më thoshte je i lodhur? Po ca ke, bëj punë tjetër!
Cani: Po ishe i nxehur
Rama: Jo nuk isha i nxehur, isha i motivuar
Cani: Po ku e gjen gjith këtë energji?
Rama: Po dola për ata, duhet tja thoja nja dy fjalë atyre.
No comments:
Post a Comment