Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, October 25, 2017

Shpërthim tritoli në Burrel

Mbrëmjen e sotme një shpërthim me tritol ka ndodhur në lagjen Drita.
Lënda plasëse i është i vendosur një biznesi mobilerie.
Raportohet se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar. 
Nga lënda shpërthyese janë dëmtuar dy automojete në pronësi të biznesmenit të mobilerisë.
Informacion paraprak
Rreth orës 21.00, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë njoftim se në hyrje të qytetit të Burrelit, pranë një mjeti është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në oborrin pranë një mobilerie, ka qenë i parkuar një automjet tip “Land Rover”, ku pranë këtij automjeti dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke u dëmtuar pjesërisht.
Automjeti është në pronësi të shtetasit F.B, rreth 50 vjeç, banues në Burrel. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot