Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, October 27, 2017

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor/ Pranga disa personave

Policia Rrugore e Lezhës, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve, ka vijuar punën për konstatimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Rregullave Kodit Rrugor.
Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë  5 shtetas, konkretisht:
-I.Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motorçikletë pa  leje drejtimi dhe pa targa.
-F.S., 25 vjeç, banues në Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke  drejtuar  i pa paisur me leje drejtimi  automjetin tip “Benz”.
-P.D., 54 vjeç, banues në Kurbin. Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar mjetin morçikletë pa leje drejtimi dhe pa targa.
-G.V., 39 vjeç, banues në Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke  drejtuar  mjetin motorçiklet i papajisur me leje drejtimi.
-Gj.H., 47vjeç, banues në Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtur mjetin motorçiklet pa leje drejtimi.
Gjithashtu u ndalua shtetasi në kërkim :
-S.K.,24 vjeç , banues në Kurbin .
Ndalimi i tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtim të automjeteve në mënyre të parregullt “ dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit te policisë së rendit publik “ parashikuar nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal .
Policia Rrugore e Lezhës, u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor gjatë drejtimit të mjeteve pasi dhe toleranca ndaj shkeljeve do jetë në 0


Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor/ Pranga disa personave

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot