Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, October 25, 2017

Shehi: PS mbrojti në mënyrë idiote Tahirin, ajo që ndodhi ishte një “Omerta” mafioze!

Shehi: PS mbrojti në mënyrë idiote Tahirin, ajo që ndodhi ishte një “Omerta” mafioze!

Deputeti Dashamir Shehu i ftuar në Arena nga Dritan Hila në Ora News u shpreh se Partia Socialiste përdori sistemin “omerta” të mafies në rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke e shpjeguar këtë sistem. Ai thotë se opozita ka fituar në këtë rast.

Shehu: Ne si opozitë kemi mbërritur maksimumin të asaj që mund të mbërrihej. Ne si opozitë, kemi mbërritur një lloj suksesi, që pala tjetër në mënyrë idiote mbrojti një njeri që duhej dorëzuar përpara ligjit. Pala tjetër hyni brenda sistemit të omertas, që është sistemi i mafies. Edhe kjo banda që është e lidhur Tahiri vjen nga Katania.

Omerta është heshtje, kodi i mafies. Ty djalosh ne nuk të dorëzojmë, ti do rrish atje. Ne të përzëmë nga grupi socialist, por mirëpo për t’ia dorëzuar drejtësisë jo.

Kjo është mafia e ardhur në qeverinë shqiptare. Mbyll gojën, familjen tënde, paratë e tua i garantojmë ne, por ti do mbyllësh gojën. Po kujdes! Ky është trishtimi i madh që jetojmë ne sot. Nuk ka rëndësi është Tahiri po jo Tahiri, se sa tahirë ka parë Shqipëria. Omerta është mbyll gojën, hesht dhe këtë bëri sot PS-ja. I thanë ty të përzënë për t’i mbyllur gojën të huajve.

Nga pikëpamja e propagandës na ka bërë nderin më të madh, por nga pikëpamja e shtetit krijon një precedent të rrezikshëm.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot