Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, October 27, 2017

Salla nxihet, përballë Ramës del një “prokuror” që i bën pyetje të rënda për Tahirin

Salla nxihet, përballë Ramës del një “prokuror” që i bën pyetje të rënda për Tahirin


Kryeministri Edi Rama është përballur me një sërë pyetjesh, drejtuar nga një prokuror i një “epoke tjetër”, konkretisht i kohës shqiptare të komunizmit.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, gazetari Arian Cani është veshur me petkun e një punonjësi të sigurimit, dhe i ka lëshuar një sërë pyetjesh kryeministrit Edi Rama në lidhje me përfshirjen e mundshme të Saimir Tahirit me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe lidhjen me grupin kriminal Habilaj.




Për më tepër lexoni “deponimin” e kryeministrit përpara prokurorit:
Cani: Jam prokuror i krimeve të rënda dhe punoj në prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë. Kemi regjistruar procedim penal në ngarkim të shtetasit Saimir Tahiri...ju keni thirrut për të dhënë deklarimet e juaja mbi deputetin Tahiri...


Cani: Betohuni që do të thoni të vërtetën:
Rama: Vetëm të vërtetën, betohem
Cani: Zoti Rama, po flasim për një hetim ku janë përfshirë disa persona politikë, ndaj do ju lutesha të përgjigjeshit për faktet... pra zoti Rama ne nuk bëjmë pyetje idiote..
Rama: Kur fëmijët bëjnë pyetje, nuk ka pyetje tilla, kur të mëdhenjtë bëjën kompetentin për gjëera që nuk i dinë, bëjnë pyetje idiote

Cani: Unë jam prokuror zoti Rama... do flitet për çështje sekrete
Rama: I kanë marrë vesh të gjithë sekretet
Cani: Keni të drejtë, kanë dalë në media... por mesa di unë i nxorrën deputetët e PS
....
Cani: Ku e keni takuar për herë të parë Tahirin?
Rama:Në fushatën e 2003. Ka qenë një prej të rinjve.
Cani: Si u njohët me Saimir Tahirin?
Rama: Kur unë u zgjova kryetar partie më ka dërguar një email ku nmë paraqiste disa ide të tij, lamë një takim, e kam takuar poshtë bashkisë, pastaj ka ardhur me mua dhe ka filluar punë në PS
Cani: A ndikoi shoku Gramoz Ruçi meqë janë të dy tepelenas?
Rama: Jo
Cani: Cfarë ju kërkoi Tahiri në takimet e para?

Rama: Më kërkoi të ndërtonte një rrjet kombëtar vullnetarësh për PS
Cani: Cfarë ju ofroi në këmbim?
Rama: Atë që më ka ofruar gjithmonë, vullnetin për punë dhe pasionin për ti cuar gjërat deri në fund.
Cani: Emri i Tahirit u përfol pas arrestimit të babait të tij në 2013. U takuat në 2013?
Rama: Nuk mbaj mend takim konkret, por në asnjë takim nuk ka kërkuar asgjë përveçse besimit për punën. Nuk më ka kërkuar asgjë.
Cani: Kur e bëtë ministër të Brendshëm e peshuat skandalin e babait të tij?
Rama: Populli thotë ‘çdo berr  varet nga këmbët e veta’. Unë them çdo burrë varet nga vendimet e veta. Djali nuk mban përgjegjësi për babain dhe babai nuk mban përgjegjësi për djalin burrë. Edhe sikur të ishte dënuar i ati, unë nuk do ndryshoja qëndrim.
Cani: I kërkuat shpjegime Tahirit pasi i vunë tritol?
Rama: I shpreha gjithë keqardhjen dhe solidaritetin dhe për atë deklaratë të Berishës kur tha ‘bombën e vuri vet’.
Cani: Hetuat mbi Tahirin në atë kohë?
Rama: Prokuroria e krimeve të rënda ka nxjerrë urdhër arresti për veprime terroriste për 6 shtetas. 2 prej tyre u arratisën. Falë gjykatës doli që nuk provohen aktet terroriste
Cani: A ishit në dijeni se Saimir Tahiri mund të ketë përdorur pajisjen përgjuese Imsi Catcher?
Rama: Për Tahirin mund të thuhen shumë gjëra, por kush mund të thotë që është skuth, nuk e njeh. Duhet të jesh pak skuth që të bësh përgjime.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot