Nga sot posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të cilën e mbante Gramoz Ruçi i ka kaluar Taulant Ballës.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, që u mbajt paraditen e sotme në hotel “Tirana” Gramoz Rurçi dha dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm për shkak të detyrës së re si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.
“Boshllëkun e detyruar por aspak të mirëpritur që lë Sekretari i Përgjithshëm i PS do ta përmbushë për analogji kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Është njeriu i duhur të marrë menjëherë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm”, deklaroi Rama.
Në fillim të mbledhjes së sotme të Asamblesë së PS-së, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka hapur punimet e saj dhe më pas gjatë fjalës së tij njoftoi edhe dorëheqjen nga sekretari i përgjithshëm i Asamblesë, duke qenë se tani i është caktuar detyra e kryetarit të Kuvendit.

No comments:
Post a Comment