Tre punonjës të policisë bashkiake janë vënë në prangat e policisë, të akuzuar se kanë rrahur dy vëllezër binjak.
Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë këtë të premte, ku policët e vënë nën akuzë janë Ruzhdi Juba, 54 vjeç, Qamil Canaj, 59 vjeç dhe Enver Qepa, 42 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.1, Rrogozhinë, së bashku me shoferin e një fugoni, 26-vjeçarin R.J., kanë kryer veprime arbitrare, duke mos lejuar të parkojë në stacionin e fugonave, subjektin e transportit publik interurban, duke ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit E.D., 28 vjeç dhe faturinos E.D., 28 vjeç, vëllezër.
Krahas policëve bashkiak të arrestuar, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shoferin e furgonit R.J., 26 vjeç, banues në Tiranë.

No comments:
Post a Comment