Dje në shtëpinë e Tahirit është futur presidenti i
ekipit të futbollit të Partizanit. Ky njihet si një nga miqtë e ngushtë të
vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës me të cilin kryejnë shumë aktivitete të
përbashkëta me ndihmën e Ramës. Po ashtu Tahiri ka qenë një frekuentues i
mjediseve ku qëndronte dhe qëndron presidenti i Partizanit me të cilin Tahiri
ruan një miqësi të vjetër. Të gjithë pyetën se çfarë donte në shtëpinë e Tahirit
presidenti i Partizanit?
Nga të informacionet e medias janë dy ngjarje që
lidhen ngushtësisht mes tyre.
Së pari, emri i Olsi Ramës ka qarkulluar në çështjen
e fabrikës së drogës në Elbasan së bashku me nipin e Enver Hoxhës dhe disa
persona të tjerë me lidhje me politikën e lartë në PS. Emri i Olsit në këtë
aferë është hequr disa muaj para se kjo aferë të shpërthente nga shërbimi
inteligjent i një vendi shumë të rëndësishëm europian, pasi informacioni kishte
rrjedhur në drejtim të Edi Ramës me ndihmën e disa zyrtarëve të lartë të
policisë që operonin së bashku me agjentët e shërbimit të huaj. Ndërkohë Saimir
Tahiri e ka të gjithë këtë dosje në zotërim.
Së dyti, këto ditë ka qarkulluar informacioni se
“Tahiri e ka kërcënuar Ramën” duke i kujtuar “implikimin e vëllait të tij Olsi
Rama në çështjen e fabrikës së drogës në Elbasan…”, dosje të cilën Tahiri do të
plaste në publik nëse Rama nuk do të tërhiqej nga arrestimi i tij.
Pikërisht me porosi të Ramës dhe të ndërhyrjes
direkte të Olsi Ramës, presidenti i Partizanit, ka shkuar në shtëpinë e Tahirit
për të negociuar mes Tahirit dhe Ramës. Biseda mes Tahirit dhe Presidentit të
Partizantit ka rezultuar mirëkuptuese: Rama do të tërhiqej nga arrestimi i
Tahirit pasi Tahiri kishte pranuar të mos e bënte publike dosjen e implikimit
të Olsi Ramës në cështjen e fabrikës së drogës në Elbasan për të cilën është në
dijeni edhe shërbimi inteligjent dhe autoritet e larta të vendit më të
rëndësishëm europian.
Tahiri i ka dërguar me këtë rast Ramës edhe mesazhin
publik, pasi është pyetur nga gazetari duke dalë nga shtëpia e tij, pasi disa
minuta më parë ishte larguar Presidenti i Partizanit: Nuk keni parë gjë akoma.
Mesazh përmes të cilit kërkon konfirmim direkt nga vetë Rama jo thjesht e vetëm
përmes Presidentit të Partizanit, gjë që me sa duket është kryer edhe me
kontributin e Rucit që njihet po ashtu për lidhjet e ngushta me Presidentin e
Partizanit.
E gjithë kjo histori tregon për lidhjet e Ramës me
trafiqet dhe trafikantët e drogës dhe oligarkinë. Dhe faktin që Rama është peng
i këtyre lidhjeve. Kjo lëvizje është një argument i fortë në favor të tezës së
Rama është në thelb kundër reformës në drejtësi dhe gjatë të gjithë kohës është
përpjekur së bashku me klanet mafioze ta vendosë drejtësinë nën kontroll për të
mos u ndëshkuar dhe përdorur si gjueti shtrigash kundër opozitës dhe
kundërshtarëve të kësaj qeverisjeje.

No comments:
Post a Comment