Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 28, 2017

Policia ka arrestuar dy zyrtarë të bashkisë Përrenjas për prerje pyjesh, ja kush janë ata!




Policia ditën e sotme ka vënë në pranga dy zyrtarë të bashkisë së Përrenjasit për prerjen e pyjeve pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivë FNSH specialistët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit në Departamentin e Sigurisë Publike, në bashkëpunim me policinë e qytetit të Përrenjasit në njësinë administrative Stavaj kanë bllokuar një kamion i ngarkuar me 20 metra kub lëndë drusore.
Drejtuesi i mjetit punonte për llogari të një subjekti të licencuar nga bashkia Përrenjas për prerje dhe transport lënde drusore në ngastrat e damkosura për prerje.
Nga disa verifikime hetimore doli se inspektorati i pyjeve në bashkinë Përrenjas shtetasi Oltion Leka dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll në ngastrat e marra nga subjekti. Ai dyshohet të ketë favorizuar këtë subjekt të vazhdojë të presë dru pa leje duke shkaktuar një dëm ekonomik si dhe mjedisor.

Nga disa verifikime hetimore doli se inspektorati i pyjeve në bashkinë Përrenjas shtetasi Oltion Leka dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll në ngastrat e marra nga subjekti. Ai dyshohet të ketë favorizuar këtë subjekt të vazhdojë të presë dru pa leje duke shkaktuar një dëm ekonomik si dhe mjedisor.

Një tjetër shtetas sipas burimeve tona Leonard Lloshi, zyrtar përgjegjës, dyshohet se nuk kontrolluar këtë zonë e cila është e zënë nga ky subjekt i jashtëligjshëm. Në përfundim të veprimeve të para hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bën të mundur arrestimin e menjëhershëm të shtetasve:

– Oltion Leka,  28 vjeç banues në fshatin Stravaj,me detyrë Inspektor Pyjor Bashkia Prrenjas.
– Leonard Loshi, 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor Bashkia Prrenjas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të  mëtejshme për veprën  penale “Shpërdorimi i detyrës”. 




No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot