Një konflikt i çastit i nisur me fjalë mes dy personave të rritur në Fier ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në fshatin Drizë, ku pas një debati për motive të dobëta, Harun Hoxha ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 45 vjeçarin Sh.K., banues në Fier.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa Harun Hoxha pasi ka qëlluar 45 vjeçarin është larguar nga vendngjarja.
Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tij duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 53 vjeçarit Harun Hoxha, banues në fshatin Drizë, Fier.
Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak". 
No comments:
Post a Comment