“Në bëjmë sa
mundemi, por padyshim që ka nevojë për më shumë gjëra”- kështu e hap statusin bashkia
e Përrenjasit. Investimet e fundit të Kryetares së bashkisë Miranda Rira kanë qenë
të dukshme duke i dhënë qytetit të vogël një pamje më të bukur.
Një banor i Përrenjas fshat ka shprehur pakënaqësitë
rreth shëtitores së re e cila është ndërtuar së fundmi.
“Ja shikoni shëtitoren e re, tani më duhet të ble
edhe një palë çizme më tepër. Në vend të bëjnë diçka më të rëndësishme por
merren me gjë ra të kota”- është shprehur ndër të tjera i riu.
Në statusin e Facebook të postuar një ditë më parë shkruhet se bashkia e Përrenjasit është
duke punuar maksimalisht si po bën më të mirën e mundshme.
“Ne
bëjmë sa mundemi, por padyshim që ka shumë nevojë për shumë gjëra, me qëllim që
jeta e banorëve të Përrenjasit të jetë më e mirë. Por, për një gjë ju
sigurojmë. As kryetares dhe as punonjësit më të thjeshtë të bashkisë nuk i
mungon vullneti për të punuar maksimalisht. Një kronikë televizive tregon modestish
gjërat që jemi duke bërë”- shkruan ndër të tjera profili zyrtar i faqes në
Facebook të Bashkisë Përrenjas.
No comments:
Post a Comment