Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 14, 2017

Përdhunonin me dhjetëra vajza, burg për bosët shqiptarë të prostitucionit

Gjashtë shqiptarë janë lënë në burg, mes tyre dhe tre vajza, të akuzuar për shfrytëzim prostitucionin.
Në seancën e mbajtur këtë të premte në një gjykatë në Nisë të Francës, u vendos që të lihen në qeli, të dyshuar se kanë përdhunuar me dhjetëra vajza dhe i kanë grabitur.
Gjithçka pasi të hënën efektivët e policisë së Nisës, shkatërruan një rrjet prostitucioni të drejtuar nga shqiptarë.
Ndaj të pandehurve, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, u vendos masa e sigurisë “burg pa afat”, të dyshuar si tutorë.
Mësohet se ata nxirrnin vajza të ndryshme në rrugë për të prostituuar, ndërsa rezulton se paratë e përftuara nga prostitucioni silleshin në Shqipëri.
Ndërkohë vajzat e shfrytëzuara, jetonin në apartamente me qira në lagje të varfra, pranë stacionit hekurudhor ‘Thiers’.
Në fillim policia ndaloi 17 persona, mes tyre 14 femra, ku gjatë marrjes në pyetje 11 prej tyre u lanë të lira, të dyshuara si vajza të shfrytëzuara.
Mësohet se ato nuk shfrytëzoheshin vetëm në Francë, por dërgoheshin edhe në Bolonja të Italisë, apo Strasburg.
Gjithashtu të arrestuarve iu gjetën dhe 15 mijë euro, nga kontrollet në apartamentet ku jetonin

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot