Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, October 30, 2017

Pas dorëheqjes së Visho Ajazi Lika, del emri i shefit të ri të SHISH



Pas dorëheqjes së kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika, është emëruar drejtuesi i ri i këtij institucioni. Kryeministria nëpërmjet një njoftimi ka lajmëruar emrin e drejtorit të ri. Mësohet se drejtori i ri i SHISH, do të jetë Helidon Bendo, aktualisht zëvendësdrejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot