Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, October 1, 2017

Parkoi makinën "Benz" në mes të qytetit, kush është "i paprekshmi" nga policia

Jemi mësuar me historitë që njerëzit e pushtetit e shkelin të parët ligjin, madje është bërë aq e zakonshme sa rrezikon të mos befasojë askënd një lajm i tillë. Të mos befasojë një lajm i tillë është e frikshme sepse tregon se shoqëria është dorëzuar dhe gjithë revolta maksimumi do zbrazet me komente në rrjetet sociale.Një rast i tillë është raportuar sot nga portali lokal “SarandaWeb”, i cili ka shkruar:Qytetari dixhital kap në shkelje flagrante të ligjit inspektorin e Policisë Rrugore Astrit Osmani. Policia e qarkullimit rrugor në Sarandë vepron me dy standarde duke penalizuar qytetarët po jo efektivët e saj. Qytetari dixhital ka sjellë në redaksinë tonë disa foto ku duket makina e inspektorit të qarkullimit rrugor Astrit Osmani, i cili ka parkuar në sheshin qëndror të qytetit, aty ku është e ndaluar të parkosh. Normalisht që efektivët e policisë rrugore nuk guxojnë ti vendosin gjobë sipas ligjit. E njëjta gjë nuk ndodh me qytetarët e thjeshtë të cilët po parkuan automjetin e tyre në sheshin qëndror të qytetit gjobiten madje me gjoba deri në 2000 lekë të rinj. Kjo është policia që nuk duam duke marrë parasysh edhe faktin që shumica e efektivëve te policisë rrugore posedojnë makina pa letra me targa fallco apo me letra të huaja.,

foto-feature (2)

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot