Pas publikimit të platformës online të bashkëqeverisjes me qytetarët, që Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Përmes rrjeteve sociale, Paloka ironizoi duke thënë se vendi nuk ka më nevojë për opozitë.
Ai kërkon përmbysjen e Edi Ramës, pasi në të kundërt thotë se “Enveri do na duket si yll demokracie.
Statusi i plotë:“Nga sot nuk ka nevojë më për opozitë , madje nuk ka nevojë fare që shqiptarët të votojnë.Nga sot, sic e shpalli lideri global, do të bashkëqeverisim të gjithë. Vetëm lideri do jetë atje LART për të kontrolluar që gjithcka të shkojë mirë.Po nuk e përmbysëm, Enveri do na duket si yll demokracie”.

No comments:
Post a Comment