
Pas mbarimit të fjalës së liderit të opozitës Lulzim Basha, deputetët demokratë kanë lënë sallën e Kuvendit, teksa gjatë ikjes së tyre ishte ngritur në foltore kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Nga foltorja e Kuvendit, pas fjalës së kreut të opozitës Luzlim Basha, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës me fjalimin më të shkurtër ndoshta që ka mbajtur në Parlament.
Kreu i qeverisë, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit e nisi fjalimin me një batutë që i drejtohej pikërisht demokratëve e për të vazhduar më tej se populli është ai që i ndan me votë ata nga deputetët opozitarë.
“O Selman i vellait kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që u zuri i njëjti hall. As kam ke qaj e as skam pse u qaj per hir te se vertetes vecse tu them ketu ne sy dicka qe ua kam thene edhe me pare. Kush i ben shqiptaret per budallenj, ne fund e ha. Ta harrojnë se do bëjnë për budallenj këtë populli. Kot e kanë. Mua nuk më dhimbsen këta. S’ka pse më dhimbsen. Sa më shumë ta hapin gropën e llumit, aq më thellë do ti zhys ky popull në këtë grop. E vetmja këshillë që do tu jepja është mund të vazhdojnë që të na urrejnë sepse sa më shumë të na urrejnë aq më shumë do humbasin”, Tha Rama.
No comments:
Post a Comment