Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, October 23, 2017

Numërimi mbrapsht për fundin e botës ka filluar? Ja çfarë thotë Ermal Qori

Nga Ermal Qori
Situatat apokaliptike kohët e fundit po çoroditin botën.
E zeza po hidhet mbi të bardhë e çast pas çasti rritet erozioni mortor.
Kush përmendi fundin e botës?!
Vallë, po presim të bëhen malet fusha e të na përpijë toka? Jo, fundi botës ka nisur qysh me shtrembërimin që po i bëhet fesë duke kryer akte ç’njerëzore në emër të saj, në duar e gjak fëmije.
Fundi gjendet në mbytjen e qindra njërzve të pafajshëm në mes të detit në kërkim të së ardhmes ëndërruese. Po, fundi gjendet mes kërcënimit të superfuqive me armët bërthamore karshi njëra tjetrës. Gjendet në tërmetin e Meksikës, në tsunamet e Amerikës, dhe në flakët e zjarrit në Portugali që po zaptojnë çdo metër.
Fund është kur nëna shet fëmijën, kur kryen akte para tyre, dhe fund vjen, posi, kur fëmija vret prindërin apo bashkmoshatarin për një objekt me vlerë sa një makiato. Ja pra, fundin e gjetkemi midis nesh dhe e rritemi dita ditës.
Dashuria, lumturia, e vlera e jetës së bukur njerzore, po paketohen e nisen me postë pa destinacion, sepse këtu po vjenë fundi… Fundi i një bote mizore!

Kush e përmendi fundin e botës? Numërimi mbrapsht ka filluar!

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot