Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, October 31, 2017

Nuk i bindet policisë për të ndaluar, arrestohet shoferi i dehur në Elbasan

Një drejtues automjeti është arrestuar ditën e sotme nga policia e rrethit të Elbasanit për shkak se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i bindet urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit: Kreshnik Isufaj, 33 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “11 Nëntori” në rrugën nga pallatet e bashkisë për tek konvikti i Universitetit  duke drejtuar mjetin  tip  “Ford” veturë me targa AA 813 FG nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar. Pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë,  drejtuesit të mjetit iu bë testi i alkoolit ku rezultoi në gjendje të dehur.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur"  dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.D.M


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot