Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 28, 2017

Rama dhe Vuçiç po luajnë me kufijtë në Ballkan

Në një shkrim me titull “Serbia dhe Shqipëria luajnë me kufijtë e Ballkanit”, gazeta më e madhe austriake “Der Standard” shkruan për lojën mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për të thithur sa më shumë shtetas të Kosovës që të marrin pasaportën shqiptare apo serbe.
Gazetarja austriake Adelheid Ëoelfl, shkruan se krahas presidentit serb, politikën e “fqinjësisë” e ka zbuluar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Ai jo vetëm është përzierë në politikën e partive politike shqiptare në Maqedoni, por ka emëruar edhe katër shqiptarë nga Kosova si zëvendësministra. Dhe, ai paralajmëroi që do të lehtësojë qarkullimin në pikën kufitare me Kosovën”, shkruan Der Standard për Ramën.
Gjithashtu gazeta e njohur thekson se e gjithë kjo sipas saj po ndodh në të njëjtën kohë kur po zhvillohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në analizë theksohet se marrëveshja historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të çojë te një njohje indirekte e Kosovës nga Serbia. Por autorja Ëoelfl, nënvizon se rivendosja e kufijve në vija etnike, jo e bazuar në integritet territorial, është në interes të dy personave.
“Kjo i shërben para së gjithash dy politikanëve: presidentit serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilët prej disa kohëve e paraqesin veten si udhëheqës të të gjithë serbëve dhe shqiptarëve, me qëllim për të arritur një ‘pajtim historik’, siç e quan Vuçiç”, shkruhet në analizë.
Ndërkohë, shkrimi mbyllet dhe me një kritikë për Bashkimin Europian. Sipas gazetës, shumica e përfaqësuesve të BE-së, kanë lavdëruar dy liderët, që kanë vizituar njëri-tjetrin. “Kjo është shumë e çuditshme, sepse marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë nuk kanë qenë asnjëherë ndonjë problem”, shton gazetarja austriake që konsiderohet si një njohëse e mirë e aktualitetit në Ballkan./ 


Rama dhe Vuçiç po luajnë me kufijtë në Ballkan

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot