Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, October 26, 2017

Nard Ndoka plas "bombën",Rama po përgatitet të qeverisë bashkë me Bashën

Kreu i PDK, Nard Ndoka i ftuar në Report Tv ka deklaruar se Edi Rama do bashkëqeverisë me kryetarin e PD, Lulzim Basha

Ai tha se Rama do ta gjejë këtë një zgjidhje për të larguar peshën e përzierjes me trafikimin e drogës. 

Mendoni se z.Rama dhe z.Bashado shkojnë drejt një qeverisje të përbashkët?

Në këto momente nuk ka rrugë tjetërRama t’i qëndrojë asaj marrëveshje që ka bërë, është e vetmja që ka bërë me përllogaritje të sakta. E ka menduar në ditën e keqe, s’e ka menduar që do të binte kaq shpejt. Është përballë një skandali të madh në politikën shqiptare dhe kjo ditë i erdhi. 

Z.Rama është i detyruar të gjejë një zgjidhje politike, përtej lojërave dhe agonive, ai do të fillojë një zgjidhje politike dhe Basha është i vetmi çelës, është e vetmja mundësi shpëtimi i z.Rama, për t’ia dorëzuar stafetën pa shkuar drejt zgjedhjeve dhe për t’i hapur rrugën reformave dhe funksionimit të shtetit.

E shikoni me Ramën kryeministër këtë bashkëqeverisje?
Nuk janë votat ato që i japin mundësinë Ramës për të vazhduar më tej, për faktin se është sskandali që është në mes të votave të z.Rama dhe pjesës së moralit, konsumit politik dhe pjesës ligjore, pasi priten skandale më tej, jo vetëm nga prokuroria shqiptare por edhe shërbimet e tjera në huaja, kjo luftë mediatike do vijojë akoma edhe më tej. Kjo është në të mirën e vendit sesa të z.Rama. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot