Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputet i LSI-së, thotë në “360 Gradë” në Ora News, se kërkesa e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është shumë e rëndë për shkak të akuzave.
" Kërkesa e bërë nga Prokuroria ishte një kërkesë e rëndë për zt.Tahiri, e rëndë për klasën politike që një ish-ministër i Brendshëm dhe një deputet akuzohet për vepra të rënda penale që dënohen më së paku në 15 vite burg.
Nga viti 2009, LSI dhe unë si deputet i saj kemi bërë një qëndrim publik që asnjë rast nuk do të bëhet mburojë ndaj deputetëve me imunitet", tha Naço.
No comments:
Post a Comment