Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 21, 2017

LSI deklaron votën, ja si votojnë për Saimir Tahirin

LSI deklaron votën: Pro heqjes së imunitetit për Tahirin. Alibeaj: Xhindet kanë dalë nga shishja
Anëtarët opozitarë ku Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit ku pritet të merret vendim për heqjen e imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, deklarojnë se mazhoranca kërkon që ta mbajë mbledhjen në errësirë, duke sjellë ndërprerjen e saj.
Përfaqësuesi i LSI në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Nasip Naço, deklaroi se drejtuesi i mbledhjes, Gramoz Ruçi vendosi që seanca të jetë me dyer të mbyllur pa mediat.
Ai shprehu votën e LSI pro heqjes së imunitetit për deputetin Saimir Tahiri.
Naço sqaroi se “LSI e ka standard të vetin që prej vitit 2009 dhe më pas edhe në vitin 2012, që asnjë prej deputetëve nuk ka mbrojtje ndaj imunitetit, kur prokuroria ka një akuzë të caktuar”.
Po ashtu ai i bëri thirrje grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të mos bëhet mburojë të mbulojë Tahirin por t’ i hapë rrugë procesit që e presin të gjithë shqiptarët.
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nga ana e tij, e cilësoi si skandalin më të madh që i ka ndodhur këtij vendi dhe kësaj qeverisjeje.
“Ruçi nuk pranon mediat brenda. Sipas rregullores në nenin 75 hidhet në vota prania apo jo e mediave në atë që po ndodh aty në Kuvend. Edi Rama në pakt të plotë mafioz me Tahirin nuk duan që njerëzit të marrin vesh të vërtetën. Por xhindet kanë dalë nga shishja. S’duan t’i lënë ata të kuptojnë se kush është e vërteta”, tha ai. noa.al


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot