Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, October 31, 2017

Lotë për nënën e masakruar nga burri, flet i riu shqiptar: Ajo kishte guxim, kjo që ndodhi...

Lotë për nënën e masakruar nga burri, flet i riu shqiptar: Ajo kishte guxim, kjo që ndodhi...

“Nëna ime kishte guximin për të denoncuar dhunen, nuk duhet të ishin këto pasojat”.

Kështu shprehet per mediat italiane Denisi, djali 19 vjeçari i çiftit shqiptar nga Durresi qe prej vitesh jetonin ne Itali. Babai i tij dy dite me pare, Besnik Habibaj tentoi te vrase gruan, me te cilen do ndahej dhe nuk jetonin me ne te njejten shtepi pasi ajo kishte urdher mbrojtje per dhune. Trendelina Halimi, 41 vjec tani ndodhet ne gjendje kome ne spital pas goditjeve me cekic ne koke.

“Kjo nuk duhet të ndodhte kurrë, nuk duhet të kishte ndodhur. Nëna ime është një grua e fortë që ka bërë diçka (ka denoncuar keqtrajtimin) se gratë e tjera nuk kanë pasur guximin për ta bërë dhe nuk duhet të kishte këto pasoja”, u shpreh Denis Habibaj.

“Sot djali ishte në spitalin e Torrette, Ancona, deri pasdite vonë, e me pas gjeti forcën te shkeputej nga nena, për të shkuar në punë (për të ndihmuar familjen ai punon si kamerier në një restorant).

Çifti kishte mbërritur në Itali nga Durrësi rreth njëzet vjet më parë dhe ne Itali linden dy femijet e tyre, Denisin dhe Refo, vajza 21 vjecare, studente në Universitetin e Urbinos”, shkruajne mediat italiane.

Besniku në Itali punonte si një murator dhe në Pollenza kishte blerë një shtëpi që ai vetë e kishte restauruar.

Nga ajo shtëpi, në qendër të Pollenza, në Marinozzi, burri ishte larguar me urdher nga gjykata, rreth 3 muaj më parë, pas denoncimit për dhunë të bërë nga gruaja e tij.

Pasi u detyrua të largohej nga shtëpia, burri flinte për një kohë në makinë dhe kohët e fundit ishte strehuar nga famullitari i kishës së Sant’Andrea di Pollenza.

Habibaj, thuhet se ishte xheloz për gruan e tij e cila punonte në një rrobaqepsi dhe që sipas atyre që e njohin familjen, ajo kishte filluar një marrëdhënie të re.

Dy femijët e çiftit po qëndrojne pranë nënës së tyre në këto orë, duke shpresuar që të rikuperohet. Denis Habibaj dje mësoi për lajmin teksa po kthehej nga puna. Motra e tij ishte në Urbino kur mori lajmin për atë që i kishte ndodhur mamasë së saj. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot