Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, October 17, 2017

Librazhd - Nderohet Sadi Halili, Pallati i Kulturës merr emrin e koreografit

Librazhdi nderoi dhe përkujtoi në 5 vjetorin e ndarjes nga Jeta mjeshtrin e valles, koreografin Sadi Halili. Shtëpia e Kulturës, vendi ku Sadi Halili ushtroi veprimtarinë do të mbajë emrin e tij.
Ceremonia bëri bashkë, familjarë, miq, kolegë dhe qyterarë që e kanë duartrokitur ndër vite.

Emocione të forta përcolli këngëtari Sherif Merdani të cilit disa fjali të “thëna troç” nga Shtëpia e Kulturës Librazhd gjatë periudhës komuniste i kushtuan 15 vjet burg
Sherif Merdani: Në art ndahen dy kategori, në shoë art, në ata që i lind zoti artistë dhe në ata që shkollohen, që bëhen me zor artistë.

Familja e Artistit të ndjerë  mes lotësh e fjalësh shpirti, falenderonin miqtë dhe kolegët Sadi Halilit për nderimin dhe përkujdesjen
Blerina Halili: Nëse ai arriti deri këtu dhe nëse emri i Shtëpisë së Kulturës është emri i tij, është një bashkëpunim i valltarëve, kompozitorëve, orkestrave, por edhe vetë qytetit të Librazhdit, të cilët dhanë me dashuri cdo pjesëtar të familjes  për tu bërë valltar ose artist.

Por kryebashkiakun e Librazhdit Kastriot Gurra nderimi i Sadi Halilit ishte një detyrim.
Kastriot Gurra: Bashkia e Librazhdit në këtë 5-vjetor vendosi që Pallatit të Kulturës ti vendosi emrin e tij, emrin e të madhit Sadi Halili. Do të doja të falenderoja të gjithë banorët e bashkisë Librazhd, të cilët sot mbushën plot e përplot Pallatin e Kulturës duke nderuar emrin e tij dhe veprën e tij.

Për njërëzit e që njohën, nderimi i Sadi Halilit është vlerësim për folkun dhe kulturën e Shqipërisë.
Ylli Gurra: Vlerësuan një emër, një punë, një jetë të tërë jo vetëm të një individi mjeshtrit të madh Sadi Halili por gjithë shqiptarisë dhe trevave shqiptare.

Mjeshtri Sadi Halili e nisi karrierën fill pasi përfudoi studimet e larta dhe të gjitha jetën ia kushtoi valles dhe muzikës burimore! Koreografi që vallëzonte me duar, mbante titujt zyrtare  “Mjeshtër i Madh”, e “Artist i merituar”, pasi sic thonë ata që e njohën “Sadi Halilit i kërcente shpirti.”


Image result for pallati kultures librazhd

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot