Mund të duket e radhë
por radhë persona të moshës së tretë e kanë fuqinë e kësaj zonje të moshuar.
Ajo është 71-vjeçare por me një energji që jo të gjithë mund ta kenë.
“Çdo ditë ngrihem herët
në mëngjes duke mbledhur fruta që kam në tokat e mia. Më pas i transportoj me
furgona në pazare, në Librazhd, Qukës, Prrenjas, Hotolisht madje një ditë kam
shkuar lart Librazhdit në fshatin e Lunikut. Lodhem por më pëlqen të punoj jo të
rri si për gjynah si këta të rinjtë e sotëm që vetëm telefona mbajnë në duar. Turp
të kenë! Jam 71-vjeç edhe jam shumë e vuajtur, por kam një mesazh për të gjithë
të rinjtë e internetit: Punoni, punoni more të uruar ndonëse në hanim bar në
kohën e Enver Hoxhës por ju do të hani njëri-tjetrin me dhëmbë, nëse keni”- është
shprehur A.N,.
Ajo që e zbukuron pjesën e tregtimit të saj me një
arkë fiq, me një arke mollë është komunikimi të cilën ajo përdorë me klientët e
pamundur ti shpëtosh na blerë diçka. Ka pothuajse 20-vjet që merret me tregti me
frutat e pemëve të saj. Me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë ajo kështu mund të
sigurojë të ardhura e veta përveç pensionit që ajo merr.
Mesazhi i saj ishte
shumë i qartë për të rinjtë e sotëm, si dhe shumë domethënës. Sikur të gjithë të
kishin dëshirën për të punuar si në rastin e kësaj zonje të moshuar gjithçka do
ishte shumë ndryshe. Befas të lind një pyetje: Të punosh pothuajse 8 orë në
treg, të zgjohesh që në 6 të mëngjesit, të rrish në këmbë gjithë ditën, të
komunikosh më njerëz të ndryshëm për 8 orë, edhe të gjithë këtë fluks e përballon
një 71 vjeçare! Vallë ku e gjen gjithë këtë fuqi?
No comments:
Post a Comment