Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, October 25, 2017

Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton kërkesën e Prokurorisë për Tahirin



Kuvendi pritet të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, "Për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri".
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, sqarohet se në këtë pikë do të dëgjohen dy raporte nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, rekomandimi i shumicës parlamentare dhe rekomandimi i pakicës parlamentare. Më pas do të votohet nga deputetët.
Në seancën e sotme në rend dite janë edhe "Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12 tetor. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend. Njoftimi dhe miratimi i programit të punimeve të kuvendit për periudhën në vjim. Njoftimi dhe miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim. Si dhe më pas diskutime për çështje jashtë rendit të ditës deri në 6 minuta".

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot