Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 28, 2017

Kush është nipi i ish-deputetit socialist që u arrestua sot në Tiranë (Akuzat)

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme tre persona për armëmbajtje pa leje, mes tyre edhe nipi i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. 18-vjeçari Samuel Ndoka u kap me një pistoletë me 7 fishekë, teksa po lëvizte me një automjet tip “Audi” bashkë me dy persona të tjerë.

Por Samuel Ndoka nuk është një emër i panjohur për policinë. 18-vjeçari, banues në Lezhë, ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ndokën, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Samuel Ndoka në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 Qershorit 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve parlamentre shtetasin me inicialet F.D, aktivist i LSI. B.
Kush është nipi i ish-deputetit socialist që u arrestua sot në Tiranë (Akuzat)

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot