Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, October 27, 2017

Kokëdhima zbulon bashkëpunëtorin e “fshehur” të Edi Ramës

Kokëdhima zbulon bashkëpunëtorin e “fshehur” të Edi Ramës

Kryetari i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, është shprehur se kryeministri Edi Rama bashkëpunon fshehurazi me Sali Berishën.

“Ai bashkëpunoi edhe kundër për mandatin tim, fshehurazi vetëm për vetëm, ndërsa zgjidhja e bën çdo gjë në sy të medias dhe publikut”, tha Kokëdhima.
I pyetur nga gazetari i “Ora News” se a është ZGJIDHJA demokratike se i futët të gjitha partitë në një thes, Kokëdhima tha: “Nuk i futa në një thes. Këto parti kanë kapur shtetin dhe qeverinë, kanë shkatërruar liritë politike, ekonomike”.
“Çështja e parë e ZGJIDHJA-s është të projektojë çlirimin e shtetit nga mafia e partive. E keni parë se i ndajnë këto 25 vite. Post politik quhet edhe pastruesi, edhe një roje. Amerika ka 350 mijë poste politike, gjithë ai vend, ne ky shtet i vogël 100 mijë. Nuk mund të jenë më shumë se 100 poste politike, të tjerët s’kanë punë. S’kanë punë partitë që të përdorin postet e punës për të bërë vota. 
I vendosin në emër të njerëzve dhe i thonë rrifeni popullin: zgjedhjet i kanë uzurpuar, s’kanë zgjedhje të lira. Është i vetmi vend ku zgjedhjet i administrojnë këto parti që ka Shqipëria. Punon dot ndonjë kompani në Shqipëri, jo nëse nuk bën pazar me mafiet e partive. Nuk jemi njësoj me ata. ZGJIDHJA nuk është njësoj me ta. Unë përfaqësoj botën e sipërmarrjes së këtij vendi, që e kam bërë pasurinë me mençuri, i kam qëndruar përballë gjithë qeverive, gjithë kryeministrave të këtij vendi. ZGJIDHJA është një platformë tërësisht modern, që i mundëson çdo anëtari të saj të jetë pjesë e saj, jo si mashtrimet që bën ky I gjati që do bëjë bashkëqeverisje”, shtoi Kokëdhima. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot