Gjatë ditës së djeshme e mitura është gjetur në banesën e saj në rrugën “Redion Çeka”,pa shenja jete nga familjarët e saj.
Menjëherë pas konstatimit të viktimës, familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital të renë.
Gjatë kontrollit të bërë dhe tentativës për ti ardhur në ndihmë, mjekët konstatuan se e reja nuk jetonte më.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa në trupin e saj nuk ka shenja dhune.
Hetimet lidhur me vdekjen e së resë janë në vijimësi, ndërsa pista kryesore e dyshimit është ajo e ndonjë komplikimi shëndetësor.
Lidhur me rastin materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. /b.l/noa.al/
No comments:
Post a Comment