Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, October 10, 2017

Ja çfarë thotë myftiu i Elbasanit për imamin e xhamisë së Cërrikut që u arrestua për terrorizëm në

Myftiu i   Elbasanit hedh poshtë pretendimet e imamit të xhamisë së Cërrikut, duke deklaruar se nuk e ka ftuar asnjëherë pedagogun shqiptar Klodian Zaimaj të arrestuar në Malajzi për predikim.
Në një lidhje telefonike për Ora News ai u shpreh:

Agim Duka: Jam shumë i sigurt që nuk i kam bërë asnjëher ftesë Zaimaj. Normalisht e njoh këtë njeri, kam pas kontakt kur ka qenë në Shqipëri pastaj kam pasur një shkëputje prej 15 vitesh nuk kam pasur asnjë kontakt me Zaimaj. Nuk ka pasur asnjë ftesë për predikim. E kam njohur para 15 vitesh kur ka qenë në Shqipëri, pasi ka shkuar me studime nuk kam pasur kontakt me këtë njeri.

Myftiu Agim Duka shtoi më tej se nuk ka qenë në dijeni se Zaimaj kishte lidhje me ISIS.

Duka: Nuk e di çfarë deklarate ka bërë imami por nuk ka pasur anjë ftesë për ligjerata nga ana e Myftinisë.Di që ka qenë pjesë e xhamisë tjetër poshtë nuk ka qenë tek xhamia qëndrore në Cërrik. Ka qenë pjesë e grupit të xhamisë së re që u ndërtua pas atij konflikti me xhaminë e qendrës.Por nuk e di që ka pas lidhje me grupe të tjera.

Myftiu tha se në kuadër të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm ka pasur disa takime me xhaminë e qendrës së Cërriut dhe atë të re.
Duka: Lëvizja e grupit që doli nga xhamia e qëndrës dhe ndërtoi xhaminë tjetër pati problem mes besimtarëve. Kohët e fundit kam pasur disa takime dhe seminare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kemi pasur disa takime dhe me xhaminë e qendrës së Cërrikut dhe xhaminë tjetër për të ulur tensionet dhe dhënë frymën e paqes së shtron islami.

I pyetur se çfarë masash merr Myftinia kur identifikohen raste të personave  që kanë lidhje me terrorizmin apo ekstremizmin e dhunshëm ai tha se ata persona shpëputen nga çdo lloj aktiviteti pastaj është detyrë e policisë të vijojë më tej.




No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot