Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, October 10, 2017

Humbin jetën ne një aksident tragjik, ja kush ishin brënda në makinë

Një fëmijë i vogël dhe prindërit e tij kanë humbur jetën sot pasdite në aksident të rëndë automobilistik rreth dhjetë kilometra nga Dellçeva, Maqedoni.

Në këtë aksident, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë 32 vjeçari D.D. i cili i jepte makinës, bashkëshortja e tij 27 vjeçare dhe biri i tyre 2 vjeçar.

Fatkeqësia ka ndodhur me përplasjen e drejtpërdrejtë mes automjetit tip ‘Fiat Punto’ me targa të Dellçevës me kamion të ngarkuar me drunj me targa të Shtipit, e drejtuar nga 56 vjeçari P.G. nga Shtipi.

Aksidenti është denoncuar në ora 15:40, ndërsa ka ndodhur në rrugën magjistrale Koçan-Dellçevë te vendi Leshtaro.
Ekipe të policisë janë duke bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet.




Aksident tragjik, humb jetën çifti me fëmijën 2 vjeçar

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot