Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, October 31, 2017

Halim Kosova ia “plas” në fytyrë Bashës: Si mund të ulemi në tavolinë me këta njerëz



Analiza e humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit po shoqërohet me debate të forta në forumet e brendshme të Partisë Demokratike.

Pakënaqësitë për emrat e dërguar në degët lokale nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, janë përcjellë gjatë mbledhjes së përjavshme të Grupit Parlamentar Demokrat nga një grup deputetesh.
Flamur Noka, Halim Kosova dhe Albana Vokshi i kanë kërkuar Lulzim Bashës të tërheqë nga procesi i analizës një grup të të deleguarve në bazë, si pasojë e mungesës së angazhimit të tyre në fushatë dhe tendencave të shfaqura për të thelluar humbjen.
Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PD, pohojnë se deputetët kanë ngritur shqetësimin për pjesëmarrje në procesin e analizës të disa prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar, por edhe anëtarëve të Kryesisë së PD-së, të cilët, nisur nga qejfmbetjet e listave, nuk morën pjesë në fushatë apo bënë telefonata te baza për të mos votuar Partinë Demokratike.
Burime të tjera deklaruan për “Panorama”, se një pjesë e grupit të deklaruar anti-Basha në parti, ndonëse i janë ngarkuar përgjegjësi për të qenë në degë të PD-së për procesin e analizës, po i bojkotojnë ato. Shqetësimi i deputetëve demokratë lidhet me anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, që pas publikimit të listave dolën hapur kundër Partisë Demokratike dhe menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, kërkuan largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.
Në debatin e Grupit Parlamentar, Basha ka kërkuar që deputetët të respektojnë vetëm udhëzimin, duke pranuar se përfshirja e të gjithë anëtarëve synon bashkimin dhe jo përçarjen e PD.
Grupet e punës që do të analizojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, do të duhet të identifikojnë edhe demokratët, që nuk preferuan të marrin pjesë në zgjedhje apo ata që votuan për kundërshtarin politik, efektivitetin e kandidatëve: komunikimi, përfaqësimi, harmonizimi me strukturën, reagimi i votuesve dhe rolin e përfshirjen e figurave me potencial politik në fushatë.
DEBATI NË GRUPIN E PD
Halim Kosova: Kryetar, unë kisha për të diskutuar një shqetësim që nuk lidhet me procesin e analizës së brendshme që kemi nisur pas udhëzimit tuaj. Në gjykimin tim, por edhe nga komunikimet e vazhdueshme që kam me përfaqësues të seksioneve dhe grupseksioneve, ka një pakënaqësi, deri në refuzim të disa prej njerëzve që vijnë për të bërë analizën.
Nuk ka asnjë kuptim, që në ato mbledhjet që ne zhvillojmë për të kuptuar arsyet përse arritëm të merrnim atë rezultat në 25 qershor, të vijnë njerëz që minimalisht qëndruan pasivë gjatë fushatës zgjedhore dhe akoma më keq, njerëz që kanë punuar kundër në fushatë.
Nuk mund të rrinë në të njëjtën tavolinë edhe njerëz që kanë punuar për të arritur fitoren e atyre mandateve dhe të tjerë, që u përpoqën për të thelluar humbjen. Është e qartë, këta njerëz nuk kanë punuar për fitoren e PD dhe nuk duhet të jenë, në gjykimin tim, pjesë e procesit të analizës.
Duhet të shkojmë me një moral të lartë dhe me njerëz të moralshëm e punëtorë e me kontribute te strukturat tona. Ata që punuan kundër PD-së, le të vijnë këtu në seli, të japin mendimet e tyre në forumet që bëjnë pjesë, por nuk mund të mbajnë flamurin e debatit të analizës.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot