Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, October 25, 2017

Granata të pa shpërthyera, vrasja në Gjirokastër mund të kishte pasur pasoja edhe më tragjike

Granata të pa shpërthyera, vrasja në Gjirokastër mund të kishte pasur pasoja edhe më tragjike

Ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të mërkurë në Gjirokastër mund të kishte patur pasoja edhe më tragjike.

Tvklan.al ka mësuar detaje të reja për vrasjen e dyfishtë, të çiftit Afërdita dhe Aleko Kosta, të cilët u ekzekutuan me armë nga fqinji i tyre Apostol Kosta, njëkohësisht kushëri me 61 – vjeçarin Aleko.
70 – vjeçari mësohet se fillimisht kishte tentuar t’i vriste ata me granata, duke i hedhur në banesën e çiftit.
Por pasi granatat nuk shpërthyen, i moshuari nuk u dorëzua dhe i qëlloi ata për vdekje me kallash.
E gjithë kjo ngjarje ndodhi në kohën kur në banesë ndodhej edhe djali 19 – vjeçar i Afërdita Kostës, të cilin 49 – vjeçarja e kishte nga martesa e mëparshme
Vrasja e dyfishtë erdhi pas një konflikti mes palëve për një mur ndarës të shtëpive. Çështja në fjalë kishte shkuar në gjykatë dhe kjo e fundit kishte vendosur që muri i përkiste viktimës. Disa ditë më parë, autori ishte përballur edhe me përmbarimin, të cilëve u kishte thënë se do ta prishte vetë murin.
Pasi i mori jetën çiftit Kosta, Apostol Kosta e drejtoi armën nga vetja, duke mbetur i plagosur. Ai mbeti i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë, në shtëpinë e viktimave kanë shkuar forcat xheniere të RENEAs, për të hequr granatat e pa shpërthyera. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot