Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, October 8, 2017

Gramsh/Për të vënë duart në kokë, njihuni me gjëndjen e mjeruar të sallavte të operacionit

Vite më pare në spitalin e Gramshit kanë funksionuar 2 salla operacioni. Njëri prej tyre tani ka dalë jashtë funksiuonit dhe nuk përdoret për ndërhyrje kirurgjikale.

Personali e ka kthyer në dhomë shërbimi ku varen bluzat e bardha dhe materiale të tjera të kirurgjisë.
Dalja jashtë funksioni është kushtëzuar nga fakti se prej vitesh aty nuk është kryer asnjë investim dhe salla është e mbushur me lagështirë e myk.

Edhe salla tjetër ndodhet në të njëjtën gjëndje. Personeli shëndetësor bën me dije se kjo gjendje ka vite që është prezente dhe askush nuk ndërhyn për ta përmirësuar.
Gjatë këtyre viteve janë kryer disa investime. Kryesisht nga një prift gjerman.

Mjekët kirurgë, falë punës së përkushtuar dhe me profesionalizëm, kanë fituar admirimin e banorëve të zonës. Kanë qenë dy mjekë kirurgë. Njëri prej tyre ka dalë në pension dhe tjetri ndodhet në prag. Ata kanë krryer mbi 250 operacione që kanë dalë me sukses.

Spitali i Gramshit mbulon mbi 80 mijë banorë. Mjekët kirurgë japin alarmin për ndërhyrje për rikonstruksionin sa më parë të sallave të operacionit. Përsa i përket ilaçeve dhe bazës materiale pavioni është i plotësuar.

Ndodhur në këtë situatë pacientët rrezikojnë jetën nga infeksionet. Por edhe transporti i tyre drejt Elbasanit dhe Tiranës është me rrezik për jetën për shkak të largësisë. Ndaj del e nevojshme që të riparohen sa më parë që të jenë funksionale të paktën për ndërhyrjet emergjente. Infoelbasani.al


  

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot