Gramshi është një nga rrethet që ka njohur migrim më të madh të popullsisë gjatë 25 vitet e fundit. Popullsia ka migruar drejt qyteteve të mëdha, ose jashtë vendit. Gramshi është zvogëluar mesatarisht me 1200 banorë në vit.
Në janar të vitit 2017 Gramshi numëronte 24.500 banorë nga të cilët 8450 me banim në qytet dhe pjesa tjetër në fshat. Qyteti e ka ruajtur pak a shumë numrin e popullsisë, por zbrazja drastike ka ndodhur në fshatra. Pra në fshatra janë larguar rreth 30.500 banorë.
Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 24,231 banorë. Ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 36.305 banorësh gjë që nuk i përgjigjet realitetit.
Kjo bashki përbëhet nga 10 njësi administrative, të cilat janë: Gramsh, Pishaj, Kodovjat, Kukur, Kushovë, Lenie, Poroçan, Skënderbegas, Sult dhe Tunjë. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e bashkisë Gramsh dhe qarkut të Elbasanit. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 94 fshatra. Infoelbasani.al

No comments:
Post a Comment