Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 7, 2017

Goditi makinën e policisë, shfajësohet Enea Bekteshi: U tremba nga të shtënat, isha nën efektin e alkoolit

 

Enea Bekteshi ka pranuar se ka qenë shoferi i “Audit A8” të blinduar i cili goditi policinë në Elbasan pak ditë më parë, por se është justifikuar duke deklaruar se nuk ka pasur qëllim ta godasë policinë.

“Nuk kam pasur qëllim të godisja policinë. Nëse do e bëja do godisja furgonin nga para”, mësohet të ketë deklaruar Bekteshi.Ai ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda e cila ka dhënë masën “arrest me burg”, për Enea Bekteshin, një nga të arrestuarit për përplasjen me policinë në Elbasan.

Bekteshi ka pranuar se është përdorues droge dhe ka thënë se lënda narkotike që u gjet në makinë është ajo që e përdorte. Ai ka treguar më tej se u tremb nga të shtënat me armë, ndaj nuk ndaloi, ndërkohë që ka thënë se makinat e policisë dhe policët ishin pa uniforma.

“Isha nën efektin e alkoolit dhe kanabisit. Dëgjova të shtëna kur isha në makinë, i pashë nga xhami”, ka thënë ai, raporton “News 24”. Por kundër dëshmisë së tij ka dalë prokuroria, e cila pretendon se “shenjat e Bekteshit janë gjetur në xhamin e pasagjerit të Audit”.

Enea Bekteshi, i arrestuar pasditen e së mërkurës në Cërrik, dyshohet të jetë personi që dyshohet se drejtonte “Audi”-n e blinduar që goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, në incidentin e 18 shtatorit.Bekteshi u arrestua gjatë një operacioni të Forcave Operacionale në banesën e kunatit të tij, Aleks Pupuleku, në Cërrik. 

Pasi është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ai është marrë në pyetje paraprakisht nga oficerët e Policisë Gjyqësore, por ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen.Bekteshi ka thënë se do flasë vetëm në prezencën e avokatit. Por edhe të enjten, gjatë pyetjes nga prokurori, në prezencën e avokatit të tij, 31-vjeçari nuk ka dëshmuar asgjë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se do flasë në një moment të dytë.

Provat që Policia analizoi për identifikimin e autorit kanë qenë disa gjurmë gishtash në timonin e makinës së sulmit, një shishe me ujë dhe një puro e fikur. Pavarësisht se dëshmitarët nuk kanë arritur ta fiksojnë personin që drejtonte makinën e blinduar që goditi mjetin e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, tashmë provat shkencore e bëjnë atë përgjegjës direkt të këtij sulmi.

“Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe me kapelë të rrumbullakët. Tjetër gjë s’kam mundur të fiksoj, pasi mjeti lëvizte me shpejtësi”, ka deklaruar zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot