Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 14, 2017

Fotot, si është shkatërruar rruga antike “Egnatia” në Pogradec

Pamje nga punimet që po kryhen në zonën rurale të Pogradecit, ku edhe shtrihet rruga antike “Egnatia”, tregojnë se si po dëmtohet rruga me vlera të pallogaritshme historike.
Fotot që ka realizuar gazetari Kreshnik Mersinllari, tregojnë ecurinë e punimeve, ndërkohë që policia thotë se po merr masa për të sqaruar situatën.
“Po procedohet penalisht në gjendje të lirë administratori i firmës private që kryente punimet, E.K, 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i rrugëve".
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, thanë për noa.al se filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 51-vjeçarit, pasi ai, “duke qenë me detyrë administrator i një shoqërie e cila po kryhen punime për ndërtimin e një Hidrocentrali në Njësinë Administrative Velçan, (gjatë punimeve) ka dëmtuar një segment rrugor me gjatësi 80 m dhe gjerësi 1.5 m, e cila i përket rrugës së vjetër Egnatia”.
Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, neni 155 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot