Denoncimi
publik që një familje bëri sot, duke kallëzuar se vajza e tyre 15-vjeçare është
përdhunuar nga një fqinjë i tyre, dhe është në muajin e tetë të shtatzënisë,
shkaktoi një reagim të gjerë publik.
Madje ka reaguar dhe njëra
prej vajzave të të akuzuarit, Ligor. B., e cila ka deklaruar se pretendimet e
denoncuesve janë të pavërteta.
“Babai im është i pafajshëm
dhe po mbahet pa të drejtë në burg, të lirohet sa më shpejt”, ka thënë ajo në
përgjigje të akuzave për përdhunimin e të miturës, XH.B.
Vajza e të dyshuarit, shkon
më tej duke u shprehur se i ati i saj e ka mbajtur me bukë këtë familje, për
shkak të kushteve të vështira ekonomike.
“Vajzën që e ka denoncuar, e
mbanim me bukë sepse jetonte në kushte të vështira ekonomike. Drejtësia të
zbardhë të vërtetën e ngjarjes”, ka thënë vajza e të akuzuarit.
Ndërkohë, priten analizat e
ADN-së për të vërtetuar nëse fëmija që po pret 15-vjeçarja, është e 55-vjeçarit
apo jo. noa.al/

No comments:
Post a Comment