Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, October 13, 2017

Fillon reformimi i institucioneve, ALUIZNI i kalon Ministrisë së Drejtësisë

Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të mbajtur sot është vendosur që ALUIZNI t’i kalojë në varësi Ministrisë së Drejtësisë.


Më parë ALUIZNI ishte në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban, por nga lëvizjet e fundit për reformimin e institucioneve, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale ndryshon varësi.
Vendimi:Në vendimin nr.289, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
  1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
  1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë, me poshtë e quajtur ALUIZNI, është institucion qendror, person juridik, publik, në varësi të ministrit të Drejtësisë.”.
  1. Kudo në vendim, emërtimet “Ministri i Zhvillimit Urban” dhe “Ministria e Zhvillimit Urban” zëvendësohen me “Ministri i Drejtësisë”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot