Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, October 24, 2017

Erion Veliaj "zhduket" nga ekrani, çfarë ka ndodhur me të

Ndodh rrallë, jashtëzakonisht shumë rrallë, që Erion Veliaj të kalojë thuajse një javë pa dalë në televizor. Ja që e provuam si fenomen të paparë këto ditët e fundit.
Me rastin e javës super të ngjeshur me lajme të zeza kundër rivalit të tij më të madh brenda familjes, Saimir Tahiri, i cili po përballet me akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, kreu i Bashkisë së Tiranës duket se ka menduar të kryejë punët e tij në Holandë apo gjetkë.
Deri tani nuk qarkullon asnjë gjurmë televizive e tij, por vetëm në rrjetet sociale. Dy lajmet kryesore për të kanë qenë ai për urimet e ditëlindjeve nëpër rrugët e kryeqytetit dhe ai për foton e tij me Ermal Mamaqin në avion.
Veliaj, një nuhatës i situatave ideale, ka shfrytëzuar problemin më të madh në karrierën politike të Tahirit për ta lëshuar para “ujqve” të pangopur, si e si për të denigruar figurën e tij.
Ai ka ditur të fitojë pushtet në mediet kryesore të vendit dhe me siguri që ka nuk kanë munguar porositë. Kur Tahiri është drejt humnerës, pse ai duhet të harxhojë kohë me “qoka”? Logjike, apo jo?
Dihet se ata janë (apo ishin deri para pak ditësh) dy alternativat kryesore për të marrë kreun e PS-së brenda pak vitesh, kështu që Veliaj i ka shijuar në maksimum këto ditë vuajtje të rivalit, sikur të ishte një spektator brenda një kinemaje.
Me pak fjalë, i bie që vetëm Tahiri mund ta “mposhtë” në betejën e paraqitjeve televizive. Për fatin e keq të ish-Ministrit të Brendshëm, ama, kjo fitore është si ajo e famshmja e Pirros, sepse vetëm të mira që nuk ka. /JOQ.al


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot