Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, October 5, 2017

Elbasan/Ish-drejtori i Policisë së qarkut të Elbasanit plas "Bombën"marrja e kontrollit të territorit nga bota e krimit sjellin ...

Ish-drejtori i Policisë së qarkut të Elbasanit, Aleks Handari, ka komentuar, situatën kriminale në këtë qytet, ku pak ditë më parë pati një përplasje mes policisë dhe një grupi kriminal.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ish drejtori i Policisë së Elbasanit, u shpreh se grupet e bandave kanë ekzistuar edhe në vitin 2009, kur ai ishte drejtor policie në ketë qytet, por sipas tij aktivizimi i grupeve kriminale është për shkak të neglizhencës dhe moskontrollit të policisë.

“Elbasani është i vetmi qark që ke mundësi të kalosh gjysmën e ditës të paktën me familjen. Është një qytet i qetë dhe konflikti i ndodhur është i vjetër. Marrja e kontrollit të territorit nga bota e krimit sjellin fitime.
 Kur kam qene në detyrë në Elbasan do thoja se bandat që janë aktive sot kanë ekzistuar edhe atëherë. Çështja është tek planifikimi i policisë për çdo qark. Grupet e bandave kanë ekzistuar dhe mendoj se nuk ka mungesë informacioni nga policia, por ka neglizhencë dhe moskontroll territori”.



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot